Priyanka Chopra vazhdon me festën e saj të beqarisë, duket mahnitëse me fustanin e bardhë
Priyanka Chopra duke se mezi po pret martesën me Nicky Jonas pasi nuk ka ndërrmend të ndalet së shfaquri në publik me fustan të bardhë. Aktorja e njohur ndodhet në Amsterdam së bashku me mikeshat e saj më të mira, për pjesën e dytë të festës së beqarisë.
Ajo nuk zhgënjeu sërish teksa u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër i ndërthurur me fije argjendi ku nuk mungonin edhe puplat. Ajo shkëlqeu para aparatit fotografik ndërsa shoqërueset e saj kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe për të thyer disi ngjyrën e bardhë të aktores.