U përfol se ishte shtatzënë, reagon Rezarta Shkurta
Ditën e sotme ka qarkulluar në rrjetet sociale, lajmi se këngëtarja Rezarta Shkurta është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë. Shkak u bë një video e publikuar nga vetë Rezarta ku ajo shihej së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën teksa zbukuronin pemën e Krishtlindjeve. Por nuk kaloi shumë dhe reagimi i Rezarta Shkurtës ishte i menjëhershëm. Këngëtarja, përmes një postimi në Instastory i ka hedhur poshtë këto aludime.
“Lajm i rremë! Nuk guxon njeriu të vërë bark se e bëjnë shtatzënë. Nuk do t’i kisha dhënë rëndësi këtyre lajmeve, por duke marrë shkas se po më urojnë shumë miq, ju them: Nuk jam shtatzënë dhe nuk kam ndërmend të jem. Thjesht jam shëndoshur” , shkruan Rezarta.