Lajme

10 November 2018

Miriam Cani publikon këngën e re “Në Parajsë”

Këngëtarja e njohur Miriam Cani, ashtu sikurse kishte paralajmëruar prej disa ditësh ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Në parajsë” titullohet kënga e saj e re, shoqëruar me një klip shumë të veçantë buzë një liqeni, ndërsa Miriami shkëlqen e veshur me një fustan të bardhë dhe duket vërtet si një engjëll.

Muzika është punuar nga Kledi Bahiti, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj. Përmes një postimi në “Instagram”, Miriam ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët që punuan për këtë produksion muzikor.

Ajo nuk harroi gjithashtu t’i dedikonte disa fjalë të ëmbla edhe partnerit të saj, Alban: “I fundit por jo më pak i rëndësishmi, faleminderit për këto vargje kaq romantike. Ti je frymëzimi im i përjetshëm dhe forca ime më e madhe”, shkruan Miriam.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com