Zjarri në Kaliforni, ja shtëpitë e vipave që rrezikohen
Nga zjarri që ka përfshirë Kaliforninë, të paktën deri tani 9 persona kanë humbur jetën ndërsa ekipet vijojnë operacionet në terren. Sipas “TMZ”, shtëpia e Caitlyn Jenner në Malibu është shkrumbuar si pasojë e zjarrit Vila ku Jenner xhironte edhe reality show-n, ishte përfshirë e gjitha nga flakët që dolën jashtë kontrollit.
Gjithashtu, flakët kanë mbërritur edhe në shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kanye West. Por fatmirësisht, deri më tani zjarri nuk është përkeqësuar dhe ashtu sikurse ka treguar edhe Kim në rrjetet sociale po mbahet në kontroll. “Nuk duket sikur po përkeqësohet shumë tani. Lutem që erërat të jenë në anën tonë. Zoti është i madh. Po lutem që të gjithë të jenë mirë”.
Ndërkohë që edhe Kylie Jenner, e cila është në turne me partnerin Travis Scott dhe vajzën Stormi, është e shqetësuar se do t’i digjet shtëpia. “Zjarri është shumë pranë shtëpisë sime. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurtë. Po lutemi”, shkruan Kylie. Mësohet gjithashtu se Lady Gaga, Will Smith, Iggy Azaela dhe shumë yje të tjerë kanë braktisur shtëpitë për shkak të rrezikut që iu vjen nga përhapja e flakëve të zjarrit.