Vedat Ademi publikon fotot nga festimet e 1-vjetorit të vogëlushit të tij
Vedat Ademi prej shumë kohësh është zhvendosur në Amerikë, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Së fundmi, djali i tij i vogël ka festuar një vjetorin e lindjes dhe prindërit e tij kishin organizuar një festë shumë të bukur për të. Vedati së bashku me bashkëshorten Donika dhe dy djemtë, realizuan gjithashtu edhe një set të ri fotografik ku në qendër ishte pikërisht vogëlushi Eren.
Disa prej këtyre fotove Vedati i ka ndarë me fansat edhe në rrjetin social Instagram, bashkëngjitur së cilave shkruan: “Yeaaaaahhhh une jam 1 vjec. Gëzuar ditlindjen dashuria e babës, zoti të dhëntë shendet, paç fat e u bëfsh i mbarë, edhe 100 u bëfsh”.