Shitet dhe një tjetër xhaketë e legjendës së muzikës pop, shifra e saj kap vlerën e rreth 300 mijë dollarë
Michael Jackson edhe pse i vdekur vazhdon t’i sjell para familjes së vetë.
Në fakt,ka kohë që veshje apo sende personale të legjendës së ndjerë të Pop Muzikës, po dalin në ankande të ndryshme në Amerikë
Michael Jackon e ka veshur këtë xhaketë nga viti 1987 deri në vitin 1989,ku në pjesën e mbrapme kjo xhaketë ka disa detaje argjendi.
Xhaketa “Bad” është shitur për 298mijë dollarë dhe paratë e fituara thuhet se do të shkojnë për bamirësi.
Kujtojmë se një xhaketë tjetër ngjyrë të kuqe e Jacksonit, është shitur në vitin 2011 për 1.8 milion dollarë.
Ajo u ble nga një biznesmeni dhe filantropist i Teksasit, Milton Veret, së bashku me rreth 100 sende të tjera nga koleksioni i tij i relikeve të Rock ‘n Roll.