Almeda Abazi dhe Tolgahan dhanë lajmin e bukur që do të bekohen me një fëmijë. Çifti i famshëm janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër për herë të parë. Almeda edhe pse e ka treguar shtatzëninë që në muajt e parë, sërish nuk ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur

Mirëpo, ajo nuk i ka shpëtuar dot paparacëve turk. Çifti janë fotografuar në Stamboll së bashku dhe ishin veshur të dy sportiv. Nuk kanë pranuar të flasin për bebin që do të vijë në jetë, thjesht kanë pranuar se e kanë blerë vilën e re. Almeda me siguri për të fshehur barkun ka zgjedhur rroba të gjera, mirëpo si gjithmonë edhe pse e veshur thjeshtë dukej bukur…