Zanfina Ismajli rrëfen për betejën e gjatë me sëmundjen e rrallë
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zanfina Ismaili ka rrëfyer për herë të parë disa detaje vërtet të trishta nga fëmijëria e saj. Ishte vetëm 10 vjeç kur ndiente dhimbje në kocka dhe kishte deformim në pjesën e shtyllës kurrizore. Në atë kohë mjekët në Kosovë nuk arrinin ta zbulonin se çfarë ia shkaktonte dhimbjen në kocka. Por shumë kohë më vonë këngëtarja zbuloi se ajo vuante nga sëmundja e skoliozës.
“Kur kam qënë e vogël, besoj 10 vjeç, kisha probleme me kockat në pjesën e kofshave. Mjekët nuk e dinin se çfarë është, në atë kohë nuk njihet aspak sëmundja e skoliozës. Shtylla ime kurrioze ishte e shtrembëruar. Kam vizituar shumë mjek, mami nuk ka lënë mjek ortoped pa më dërguar. Kujtoj që dhimbjet ishin të tmerrshme dhe u detyrova që të mos shkoja në shkollë për shumë muaj. Dhe e kam zbuluar se çfarë kisha shtatë ose tetë vite më parë! Edhe tani kam dhimbje, në pjesën e shpinës sidomos por mundohem që të mos marr mjekim se nuk dua të jem e varur ndaj tyre” , tregon këngëtarja.