Pas ndarjes, çifti i njohur i aktorëve turq rikthehet sërish bashkë?
Ata kanë qenë një nga çiftet më të dashur të showbizit dhe historia e tyre 3-vjeçare e dashurisë ka qenë një nga më të komentuarat. Bëhet fjalë për aktorët e njohur turq, Büşra Develi dhe Burak Deniz, të cilët i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë pesë muaj më parë.
Edhe pse pas ndarjes ata u shprehën se nuk do rikthehen më bashkë, së fundmi janë fotografuar nga paparacët në Turqi teksa bisedonin të qetë në një kafë për më shumë se dy orë. Kaq mjaftoi që në mediat turke të ngrihen dyshimet se ata kishin hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet dhe janë rikthyer bashkë. Port ë pyetur ata nuk kanë dhënë asnjë detaj duke e lënë gjithçka një enigmë.