Ledri Vula dhe Skivi pajtohen? Ja foto që tregon gjithçka
Ditën e djeshme ka filluar të qarkullojë në mediat rozë një foto ku shfaqen dy reperët, Ledri Vula dhe Skivi teksa janë duke biseduar me njëri-tjetrin. Kjo foto ka krijuar përshtypjen se një ribashkim i mundshëm i tyre mund të ndodhë shumë shpejt dhe madje mund të kemi edhe një bashkëpunim mes tyre.
Dikur, reperët kanë qenë pjesë e grupit “Skillz”, duke sjellë produksione muzikore tepër të suksesshme .Më pas ky grup ‘u shkri’ në “BabaStars” në vitin 2012, dhe u shpërbë tërësisht në po të njëjtin vit. Më pas, Ledri dhe Skivi vazhduan karrierën individualisht për disa vite, por mesa duket gjithçka e bukur e ka një rikthim.