“I keni parë fytyrat e atyre që presin në aeroport?”, spoti emocionues i një kompanie ajrore
Një video promocionale e kompanisë Scandinavian Airlines është bërë virale në fare pak kohë në rrjet. Klipi i titulluar “Ata që vijnë” është vepër e fotografit Peter Funch dhe regjisorit danez Jeppe Ronde në aeroportin “Kastrup” në Kopenhagë, Danimarkë.
Ajo që e bën emocionuese këtë video është fakti se për të janë përdorur filmimet të njerëzve të zakonshëm që kanë pritur të dashurit e tyre përgjatë një jave në aeroport. Historitë e tyre janë të ndryshme: vajza rikthehet te nëna, djali që ritakon të dashurën, babai që pret të birin.
“Ndonjëherë arrijmë të ndryshojmë botë, por më shumë është bota ajo që na ndryshon ne”, thuhet në videon që është shpërndarë me mijëra herë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.