I ftohti sapo ka mbërritur,nga sot e tutje sigurohuni të visheni trashë
Nëse para dy ose tre javësh temperaturat nuk kishin ndërmend të uleshin dhe kjo gjë na bëri përshtypje sepse është muaj nëntor,sot ndodhi ajo që të gjithë po e prisnim.
Nga sot mendoni të visheni pak më trashë, pasi pritet një ulje e ndjeshme temperaturash. Sipas sinoptikanëve moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1.0 deri në 1.5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/16°C
Zonat e ulëta 2/21°C
Zonat bregdetare 8/20°C