Lajme

19 November 2018

Florjan Binaj zbulon për herë të parë arsyen pse nuk është bërë asnjëherë pjesë e teatrit

Florjan Binaj është padyshim një ndër aktorët më të preferuar të publikut.

Këtë të shtunë ai ka patur rastin të flasë për rolet në teatër. Si pjesë e përjavshme e ‘Shiko kush luan’, në rubrikën  bashkëprezantuesi dhe miku i tij Adi e pyeti përse nuk ka qenë asnjëherë pjesë e një shfaqjeje teatrale.

Sigurisht kjo pyetje kuriozon edhe publikun, kështu që Flori nuk nguroi të përgjigjet sinqerisht.

“Kam 15 vite në ‘Portokalli’, por s’kam luajtur kurrë në teatër. Nuk është se nuk kam dashur, por nuk kam pasur asnjëherë ftesë. Arsye mendoj se është fakti që shfaqjet në teatër janë zakonisht dramat dhe nuk e di pse është krijuar ideja se aktorët e humorit nuk dinë të luajnë dramë, ndërkohë që është komplet e kundërta. Aktorët e humorit e qajnë dramën, ndërsa aktorët e dramës e kanë të vështirë të bëjnë humor”,-tha aktori i njohur. Me karrierën e gjatë dhe talentin e Florit, urojmë që ftesa të vijë sa më shpejt, pasi publiku do e priste shumë mirë

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com