U spekulua se ndodhej në spital psikiatrik, ja cili është reagimi i Baby G
Ditën e djeshme filluan të qarkullonin në mediat rozë lajmet se këngëtarja, Baby G u kap nga policia me lëndë narkotike, dhe për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore u dërgua në spitalin psikiatrik.
Por pasi lajmi u bë publik në media, ka ardhur edhe reagimi i parë i këngëtares përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një video duke përdorur një nga filtrat e ‘Snapchatit’, ku shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur, duke hedhur poshtë çdo lajm të një dite më parë.