“Rri shtrembër dhe fol drejt”, shprehja që bëri konfuz fansat e Ermal Metës
Fama e tij rritet dita –ditës dhe sot Ermal Meta ka fituar zemrën e të gjithë italianëve. Çdo postim i tij në rrjetet sociale shoqërohet me komente të fansave. Por mbishkrimi I tij në foton e fundit të publikuar i ka bërë konfuzë dhe kuriozë fansat në të njëjtën kohë.
Kjo sepse ai ka zgjedhur që foton ta shoqërojë me mbishkrimin në gjuhën shqipe: “Rri shtrembër dhe fol drejt”. Kaq ka mjaftuar që fansat me komentet e tyre të kërkojnë shpjegimin e asaj çfarë ai ka shkruar sepse pavarësisht se i ishin drejtuar “Google”, nuk kishin arritur ta përkthenin.