Lajme

21 November 2018

Ja si e festuan VIP-at shqiptarë fitoren e Kosovës në ndeshjen e futbollit përballë Azerbaijanit

Është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një rezultat dominues ndaj kundërshtarit, Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë në rezultat 4-0, duke përmbyllur kështu me sukses ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kombeve.
Të shumtë ishin spektatorët dhe telespektatorët që ndoqën këtë ndeshje kaq emocionuese, e cila u përmbyll me një fitore të suksesshme.

Edhe figurat publike që ndoqën nga afër lojën ishin të shumta.
Një ndër ta është reperi Capital T, i cili u pa i pranishëm në hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke u dhënë përkrahje djemve të Përfaqësueses. Madje Kapo, publikoi në rrjetin social Instagram edhe një fotografi, ku u shfaq krah tre lojtarëve të njohur: Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Atdhe Nuhiut.


Edhe modelja e njohur Morena Taraku, ka qenë shumë e emocionuar për këtë ndeshje, teksa këtë e tregoi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shkruante “Kosova” në mbishkrimin e saj.

Taraku u shfaq e veshur me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, të cilën e kishte marrë dhuratë nga FFK, ndërsa në dorë mbante biletën për ndeshjen Kosovë-Azerbajxhan.
Majk, 2po2, Leonora Jakupi, Ledri Vula, Kida, Korab Shaqiri, Ylli Limani, Shkurte Gashi, Noizy – janë vetëm disa nga emrat që publikuan pamje nga ndeshja, ku tregonin se sa krenarë ndjehen me djemtë e Përfaqësueses.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej postimeve të tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com