Dikur miq të ngushtë, sot Demi Lovato vendos ti “fshijë” nga Instagrami
Pas rikuperimit dhe rikthimit sërish në shtëpi, Demi Lovato ka bërë veprimin e rradhës. Ajo ka vendosur të rikthehet sërish me postime në rrjetet sociale, por fillimisht ka vendosur të “fshijë” disa persona që nuk dëshiron ti ketë më në Instagram.
Sipas “ET”, këngëtarja ka hequr nga ndjekësit e saj mikun e vjetër Nick Jonas, por gjithashtu edhe Iggy Azalea ka pasur të njëjtin fat. Edhe pse kanë qenë mikesha të ngushta prej shumë vitesh, Demi ka vendosur të bëjë “Unfollow” edhe mbretëreshën e Instagramit Selena Gomez.