Lajme

22 November 2018

Sulmohet nga fansat në mes të koncertit, reperi Pusha akuzon Drake

Reperi i njohur Pusha T, së fundmi ka organizuar koncertin e tij të rradhës në Toronto por gjërat nuk kanë shkuar ashtu sikurse pritej.  Teksa ishte duke performuar në qytetin e Drake, këngën e tij “The Story of Adidon”, fansat nisën ta gjuanin me pije atë. Njerëzit u përpoqën të hynin në skenë për ta goditur, por rojet e sigurisë arritën të mbronin reperin. Fansat e zemëruar thuhet se bërtitnin për Drake-un kur filluan të sulmonin.

Reperi kthehet pak minuta më vonë në skenë kur situate ishte qetësuar dhe u shpreh: “Ky zezak paguan disa zezakë për të hedhur birrë tek unë. Çfarë është kjo?!”. Sipas “The Blast” ka qenë Drake që ka blerë 200 bileta për të krijuar edhe zënkën, si një hakmarrje për ndodhitë e së shkuarës që ende siç duket nuk janë harruar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com