Lajme

22 November 2018

Sot e shan por ja çfarë thoshte Roberto Cavalli për Chiaren pak muaj më parë

Dizajneri Roberto Cavalli kritikoi publikisht Chiara Ferragni-t, si blogere dhe si nënë njëkohësisht, duke shkruar ndër të tjera se “ajo është një makinë parash, nuk ka spontanitet dhe as dashuri në atë që bën.” Megjithatë disa gjëra nuk lidhet me njëra-tjetrën.

Në shkurt të këtij viti, Cavalli shkruante në Instagram gjithë të mirat e mundshme për Chiara-n si blogere, për bukurinë e saj dhe për faktin që do të bëhej nënë.

“Me Chiara Ferragni-n gjatë një prej shfaqjeve të mia të fundit. E adhuroj Chiara-n. Është e bukur, inteligjente dhe ajo di të gjykojë mbi modën më shumë se kushdo tjetër. Në këtë moment të mrekullueshëm [referuar shtatzënisë së saj] ajo është akoma më speciale.

Unë kam 5 fëmijë dhe momenti kur gruaja ime ishte më e bukur se kurrë ishte gjatë shtatzënisë. Në këtë periudhë, gruaja merr një dritë dhe një buzëqeshje të veçantë, për çudi shumë natyrale.

Perëndia i jep një ndjenjë të pabesueshme, një ndjenjë që e bën një vajzë të ndihet grua. Vetëm kur e do dhe kur je pranë saj, mund ta shohësh dhe ta ndjesh këtë ndjesi të mrekullueshme të natyrës.

Paç fat zemra ime!”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com