Rita Ora për “Stylist Magazine”: Nuk kam fjalë për të shprehur sa krenare jam për trashëgiminë time
Këngëtarja e njohur kurrë nuk ka ngurruar të tregoj për rrënjët e saja shqiptare sa herë që i është dhënë mundësia.
Bukuroshja është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo gjatë ditës së nesërme do të nxjerr në shitje albumin e dytë në karrierë, i cili është titulluar “Phoenix”.
Rreth 24 orë para sjelljes së risisë së re për fansat dhe opinionin e gjerë, këngëtarja ka dhënë një intervistë për revistën e modës, “Stylist Magazine”.
Ajo ndër të tjera ka folur edhe për prejardhjen duke thënë se ndihet krenare për origjinën e saj.
“Nuk kam pothuajse asnjë fjalë për të shprehur sa jam krenare për trashëgiminë time. Kam pasur në fillim të këtij viti një performancë fantastike më dhjetë vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe kjo ishte një eksperiencë e pabesueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, ka pohuar 27-vjeçarja.
Ajo më tutje i është përgjigjur pyetjes nëse di të flas ndonjë fjalë në gjuhën shqipe, “Po, kjo është tejet e rëndësishme dhe duhet ta vazhdojmë”.