Në “Ditën e Falenderimeve”, Ariana Grande kujton Mac Miller me foton e veçantë
Për Ariana Grande ky vit nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Ajo ka kaluar në situata tejet të vështira, fillimisht përmendim shpërthimin në koncertin e saj ku humbën jetën 22 fansa. Ajo përjetoi një gjendje të vështirë emocionale pas ndarjes nga jeta të ish të dashurit të saj Mac Miller, dhe sikur mos mjaftonte kjo ajo dhe Pete Davidson i dhanë fund fejesës së tyre.
Dje ka qenë “Dita e Falenderimeve” dhe Ariana ka rikujtuar pikërisht festimet e kësaj dite në vitin 2017, ku Miller ishte pranë saj. Ajo ka publikuar një foto në Instagram, bashkëngjitur së cilës shkruan:“Na mungon”.