Lajme

24 November 2018

Adelina Tahiri tha se nuk e njihte, Olti Curri i kthen përgjigjen epike

Para disa ditësh Adelina Tahiri publikoi një foto së bashku me bashkëshortin e saj Serjoza me një lloj efekti që të krijonte përshtypjen sikur partneri i saj kishte bërë make-up. Kaq mjaftoi dhe Olti Curri shkroi komentin e tij që i dha pikënisje “debatit” mes tyre.

“Kush është bashkëshorti këtu?”, shkruan Olti. Por e pyetur se ç’mendonte Adelina në lidhje me komentin e tij ajo shprehet: “Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”.

Më pas vjen kundërpërgjigjja e Oltit: “Po Adeline, jam fans i Azizit por meqë ai ka kohë pa dalë, ma nxjerr ti mallin e tij”. Azizi që Olti përmend në postimin e tij është një këngëtar kontravers bullgar, që e shohim gjtihnjë me makijazh dhe të kuruar si një femër. Të shohim tani reagimin e Adelina Tahirit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com