Lajme

26 November 2018

Ariana Grande i përgjigjet komentuesve që thonë se ajo po shfrytëzon vdekjen e Mac Miller

Ariana herë pas here e rikujton ish-in e saj të ndjerë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk është mirëpritur nga disa prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, dy komentues janë shprehur se këngëtarja po e shfrytëzon vdekjen e 26-vjeçarit për të marrë vëmendje.

“Ariana lëre të shkojë… Qaje pas dyerve të mbyllura. Mjaft e shfrytëzove këtë, sepse ti as nuk ishe aty kur ai ishte në gjendjen e tij më të keqe, pak përpara se kjo të ndodhte.”-ka shkurar një ndjekës në Twitter. Mirëpo,

Grande duket se nuk ka ndërmend të heshtë përballë këtyre akuzave.

“Lutem që të mos të të duhet kurrë të përjetosh diçka të tillë dhe të uroj paqe dhe dashuri.”-i është përgjigjur këngëtarja një prej komentuesëve.

Disa prej postimeve të radhës në Twitter tregojnë dukshëm se komente të tilla e shqetësojnë dhe e mërzisin atë.

“Disa budallallëqe që lexoj këtu më bëjnë për të vjellë. Më tremb mënyra sesi disa njerëz mendojnë dhe kjo botë shumë shpesh nuk më pëlqen. Sikur të ishim pak më të ndjeshëm dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Do të ishte e paparë.” –ka shkruar më tej ylli i muzikës.

Megjithatë, përtej dramave në jetën e saj personale, Grande po përjeton një prej mopmenteve më të arta në karrierë. Shumë prej këngëve të saj të reja janë shndërruar në hite sa hape e mbyll sytë dhe momentalisht, ajo po përgatitet të hedhë në treg klipin e këngës “Thank you next” që pritet të bëjë namin në të gjithë botën, duke qenë një rikrijim i filmit të pavdekshëm “Mean Girls”. Ende në pritje!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com