Vajza e Jackie Chan konfirmon martesën me të dashurën e saj
Etta Ng, vajza e aktorit të njohur Jackie Chan, ka konfirmuar martesën e saj me të dashurën, Andi Autumn, e cila është 31-vjeç. 19-vjeçarja Etta ka konfirmuar përmes një statusi në Instagram se martesa ka ndodhur në Kanada: “Të gjithë ndonjëherë jemi lënduar, por derisa mund të ëndërroni për dashurinë, atëherë edhe mund ta gjeni. Dashuria është e këndshme, nuk gjykohet, dashuria është fuqi dhe dobësi. Dashuria i bën ndryshimet. Dashuria fiton”.
Etta Ng Chok Lam është fryt i një afere të Jackie Chanit me nënën e saj, Elaine Ng, gjatë kohës kur aktori ishte i martuar me gruan e tij të tanishme, Joan Lin. Deri në vitin 2004, ai nuk e kishte folur asnjëherë për vajzën e tij por më pas e pranoi se ka dështuar në edukimin e saj, duke ia lënë fajin nënës së saj për mënyrën se si ajo e kishte rritur atë.