Lajme

27 November 2018

Klipi i ‘Pow Pow’ i Tayna-s është i vjedhur

Kënga e fundit e reperes që është kthyer në më të përfolurën e momentit, “Pow pow” shoqërohet nga videoja muzikore ku protagoniste është vetë Tayna, me një mur të verdhë me motive të metalta në sfond dhe një makinë të shkatërruar lejla. Në skena të tjera, Tayna gjendet në një ambient të errët, me ndriçim lejla e blu.

Ajo që ra në sy ishte ngjashmëria e tepërt me klipin e artistit afrikan Lava Lava. Klipi i këngës së tij, “GO Gaga”  i cili u publikua në fillim të tetorit, ndërsa klipi i Taynës, në mes të nëntorit. Në “GO Gaga” vihet re i njëjti mur i verdhë me motive të metalta, e njëjta makinë e shkatërruar leja, i njëjti ndriçim lejla dhe blu në një vend të errët.

“Pow Pow”

“GO Gaga”

Sigurisht, skenat në errësirë me ndriçim me ngjyrë nuk u shpikën nga Lava Lava, por fakti që të dy këto të detaje gjenden edhe në klipin e tij, edhe në klipin e Tayna-s, ngre një fije dyshimi. Fundja, kjo është hera e dytë që Tayna akuzohet se ka vjedhur ide. Klipi i këngës “Shqipe” ngjason shumë me një video të realizuar nga Teyana Tayor për Vogue.

“Pow Pow”

“GO Gaga”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com