”Jo çdo ditë e shtatzanisë është e lehtë” Elita ndan me ndjekësit ndjesitë e kësaj periudhe
Për këdo që mendon se shtatzënia të jep vetëm nur të bukur, moderatorja na kujtoi se nuk është kështu. Gjatë 9 muajve ka kaq shumë momente të vështira e të sikltshme…
Pak orë më parë, Elita postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto.
E veshur me një fustan nude deri në fund të këmbëve dhe dorën që nuk e ndan nga bebushi, Elita dukej për mrekulli.
“Jo çdo ditë e shtatzënisë është e thjeshtë, por çdo ditë më sjell më pranë teje bebushi im!”
Fundja fundit, kush do t’i mbajë mend shqetësimet kur në krahëror të vendosin një bebush të pafajshëm? Askush!