Lajme

02 December 2018

Reperi Gashi: Kam frikë se vdes sepse…

Reperi i njohur shqiptar, Gashi përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka treguar për frikërat dhe dëshirat e tij.  Frika e tij më e madhe është vdekja dhe mosrealizimi i albumeve apo edhe krijimi i familjes. Ai dëshiron ta bëjë familjen krenare dhe njëkohësisht të bëjë të mundur që njerzit në shfaqjet e tij mos kenë asnjë lloj shqetësimi.

“Jam nervoz. Një gjë prej të cilës kam frikë është vdekja dhe mosarritja e potencialit tim të plotë si një njeri në Tokë. Dua shumë që të publikoj 1o albume, të fitoj një Grammy (shpresoj)… Lutem që të jem në një kopertinë të GQ ose Vogue dhe të njihem për stilin tim (Lutem) dhe pas gjithë kësaj të nis të bëj filma me shpresë një ditë të martohem dhe të kem fëmijë. Asgjë nuk premtohet, e gjitha që mund të bëj është të përpiqem çdo ditë, përveç gjithë këtyre gjërave… I bëra prindërit e mi krenarë këtë vit dhe dua të vazhdoj ta bëjë këtë gjë… Ndihmova shumë familje dhe miq.Gjithashtu dua të vazhdoj të ndihmoj njerëzit në botë dhe të jap sa më shumë… U bëra xhaxha këtë vit… Tani mund të jem xhaxhai i pasur dhe i suksesshëm, të cilin unë s’e pata kurrë…Dua të shkoj në turne pasi të nxjerr albumin dhe t’i bëj njerëzit në shfaqjet e mia, të ndihen pa asnjë shqetësim. Faleminderit që më mbështetët dhe më ndihmuat të jem më afër ëndrrave të mia”,  shkruan bashkëngjitur fotos së postuar Gashi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com