Nick Jonas dhe Priyanka Chopra zyrtarisht të martuar!
Pas disa javësh përgatitje, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kanë lidhur kurorë në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve në Indi. Fotot ende nuk janë bërë publike por sipas “People” Priyanka kishte zgjedhur një fustan të markës Ralph Lauren, , ndërsa edhe Jonas një kostum të po së njëjtës markë. Po ashtu, edhe shoqëruesit e nuses apo edhe të dhëndrit i kishin besuar Ralp Lauren për pamjen e tyre identike me njëri-tjetrin, gjatë dasmës.
Ditën e sotme pritet që do të organizohet dasma sipas traditave hindu. “Ata kanë vendosur të bëjnë dy dasma. FIllimisht, u bë dasma perëndimore dhe të dielën do të organizohet ceremonia që nderon trashëgiminë kulturore të Priyankës. Ata janë shumë të lumtur për dasmën dhe gjithçka po shkon për mrekulli”, shprehet burimi.