Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton shpërtheu në lot pas zënkës me Meghan Markle
Çifti Meghan Markle dhe Princi Harry kanë vendosur të mos jetojnë më në Londër dhe mësohet se arsye për këtë është fakti se marrëdhëniet e Meghan me Kate Middleton nuk janë aspak të mira.
Sipas “Dailymail”, midis tyre ka patur një zënkë pasi Meghan ka ofenduar një pjesëtar të stafit të saj, disa ditë përpara dasmës mbretërore në Windsor. Mësohet se Kate e ka cilësuar sjelljen e
Dukeshës së Sussex si të papranueshme dhe se nuk mund t’i flasë në atë mënyrë askujt.
Madje sipas burimeve pallati mbretëror duket se kundështon personalitetin autoritar dhe të vrazhdë të Dukeshës së Sussex.