Lajme

03 December 2018

Elhaida Dani tha se do të ishte pjesë e Këngës Magjike por ja që çdo gjë ishte një gënjeshtër për fansat

Elhaida Dani nëpërmjet një postimi në instagram ‘kërcënoi’ me shaka pjesëmarrësit, se po të mos e votonin do i hidhte në gjyq.
Por teksa dje pritej performanca e saj, këngëtarja nuk u shfaq, madje u nis edhe në një udhëtim jashtë vendit.

Pas kësaj fansat e pyetën se çfarë ndodhi dhe përgjigjen e morën pak orë më vonë nga një postim në ‘Instastory’.

“Hey të dashurit e mi. Për ju që po prisni daljen time në “Kënga Magjike”, nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ishte vetëm një shaka. Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve, shijojeni”, shkruan Elhaida.

Vitin e kaluar këngëtarja ishte pjesë e festivalit me këngën “E ngrirë”, e cila ishte pretendente për të fituar

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com