Lajme

03 December 2018

Ariana Grande mbulon tatuazhin e ish-të fejuarit me një tjetër tatuazh kushtuar Mac Miller

Nëse nuk e kishit vënë re më parë, këngëtarja bëri gjatë lidhjes së saj me humoristin një tatuazh në këmbë me numrin “8418”, që ishte dhe numri si zjarrfikës që mbante babai i Pepe, i cili ndërroi jetë gjatë sulmit të Kullave Binjake.

Duket se ajo tashmë e ka mbuluar tatuazhin me fjalën “Myron”, që është dhe emri i qenit të ish-të dashurit Mac Miller, që adoptoi pas vdekjes së reperit.

Ariana e zbuloi tatuazhin në prapaskenat e klipit “Thank U, Next”, ndërsa i drejtohej miqve:

“Shikoni Myron-n. Hajdeni shikojeni. Sa lezetshëm duket?”.

Ky nuk është tatuazhi i parë që fshin Ariana, pas atij të emrit “Pete” në gishtin e unazës së fejesës, që e mbuloi me një zemër të zezë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com