Lajme

03 December 2018

Nick dhe Priyanka shfaqen për herë të parë pas dasmës përrallore në Indi

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas u panë për herë të parë të hënën, pasi u larguan nga Jodhpur-i, një ditë pas ceremonisë së dytë të dasmës.

Çifti dukej shumë i lumtur, ndërsa ecte mes turmës drejt aeroportit për t’u nisur në Delhi, ku do të organizojnë një pritje më 4 dhjetor.

36-vjeçarja Priyanka zgjodhi një veshje tradicionale indiane shumë elegante, ndërsa bashkëshorti i saj 10 vite më i vogël u shfaq i veshur me një kostum bezhë.

Sot për herë të parë pamë edhe unazat e martesës të çiftit, të cilët u betuan për dashuri të përjetshme në ceremoninë kristiane dhe atë sipas fesë hindu.

Dora e saj vazhdon të jetë e pikturuar me këna, që është një nga traditat e shumta që ndoqi çifti në ceremoninë e tyre të dasmës.

Të dy falënderuan fansat dhe fotografët duke i bashkuar duart në formë lutjeje, për të vijuar më pas rrugën drejt aeroportit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com