Problemet për Priyanka Chopra dhe Nick Jonas nisin vetëm pak ditë pas martesës
Fundjavën që lamë pas u zhvillua dasma e çiftit të njohur Priyanka Chopra dhe Nick Jonas. Ceremonia u mbajt sipas traditave indiane dhe të përfshira ishin kafshët e veshura me simbole të dasmës. Pas publikimit të tyre në rrjetet sociale, fotot bënë xhiron e rrjetit dhe kjo ka zemëruar zyrtarët e “PETA”, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Ata shprehen se pavarësisht se kjo ishte dita më e lumtur për dyshen, për kafshët ky ka qenë një tmerr.