Një kombinim unik,Enada i bën të gjithë ti kthejnë sytë nga ajo
Enada Hoxha postoi në llogarinë e saj të Instagram-it disa foto të shkëputura nga një event mbrëmjen e djeshme.
E veshur me të zeza dhe flokët e mbledhura pas, çfarë tërhiqtë më shumë vëmendjen nga e gjithë pamja ishin perlat. Rruazat me perla që vareshin deri në fund të bluzës dhe ato të vendosura në të dyja duart, i jepnin veshjes një pamje edhe më chic, nga ato klasiket që s’njohin kohë.
Edhe pse pantallonat dhe xhaketa e zgjedhur kishin stil mashkullor, Enada dukej shumë sensuale, kjo ndoshta edhe prej trupit të saj prej balerine.
Zgjedhja e Hoxhës na solli ndër mend Coco Chanel-in, zonjën e perlave. Ajo ishte padyshim pionierja e rruazave nëpër kostume, edhe kur prerjet e tyre ishin mashkullore.
Dizajneren e famshme, rrallë herë mund ta shihje pa një detaj perle rreth qafës së saj.
Ndonëse si veshja ashtu edhe perlat të veshura veç i përkasin një stili minimalist, kontrasti i këtij kombinimi zor se harrohet lehtë.