I dashuri i ri i Jenna-s s’përmbahet fare me deklaratat!
Të dy me njerëz të rinj në krahë Channing Tatum dhe Jenna Dewan , janë gati për të festuar çfarë i sjell jeta.
Ditën e djeshme, Jenna festoi ditëlindjen e 38-të pranë vajzës së saj 5-vjeçare dhe të dashurit të ri, Steve Kazee.
Ishte aktori amerikan ai i cili postoi një foto në llogarinë e tij të Instagram-it, ku çifti pozonte pranë njëri tjetrit derisa në shkrepjen e fundit, shihen duke u puthur!
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, 42-vjeçari, i bën dedikimin unik në ditën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen Jenna. Më duket sikur është ditëlindja ime çdo herë, pasi të marr ty si dhuratë ditë pas dite.”
Oh, Channing! E dëgjove këtë?
Nga ana tjetër, Jenna i ka kursyer këto detaje në profilin e saj të Instagram-it, por tregoi se e gjithë ditëlindja i kaloi duke qeshur. Romanca mes tyre ka nisur vetëm disa muaj pas divorcit me Tatum, ndërkohë që ky i fundit përflitet se është në një lidhje me Jessie J.