Lajme

09 December 2018

Kastro Zizo i zhgënjyer nga festivali dhe votimi i konkurentëve: Mend për herë tjetër

Kur përfundon një festival nuk mungojnë pakënaqësitë mes artistëve. Njëri ndër ata që vendosi të ngrinte zërin është Kastro Zizo.
Ai konkurroi në “Kënga Magjike” me projektin “Sonata e gjumit” dhe ajo që e ka shqetësuar më shumë duket se ishte votimi.
Për këtë arsye në formë bojkoti, Kastro vendosi që të mos shfaqej në finalen e festivalit dhe pas përfundimit të spektaklit postoi në rrjete sociale një shkrim për mospjesmarrjen e tij.
“Pasi pashë finalen jam shumë i lumtur që nuk isha pjesë e një farse, hipokrizie dhe pseudo-lumturie në sytë e disave. Unë i pari jam hipokriti më i madh, mjafton të shihni fletën time të votimit dhe 70% e atyre që kam dhënë pikë ose më ngjajnë mediokër ose s’i kam dëgjuar fare. Pse? Për të qenë dhe unë si gjithë të tjerët, pa fjalë dhe ‘probleme’, i rregullt me sistemin”, shkruan ndër të tjerash këngëtari.
Ai bën një kritikë për ngjashmërinë e këngëve, për zhveshjet apo për ato që ishin të kopjuara. Por “sulmin” kryesor në postimin tij Kastro Zizo e kishte me këngëtarët dhe veçanërisht ata të rinjtë.
“Më vjen të qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënkoj, etj. kur pashë një grumbull ‘talentesh’ të rinj që vlerësonin me 0 pikë mua apo disa të tjerë, që kanë një jetë në skenë”, thuhet në postimin e tij.
Ai e mbyll postimin duke thënë se vitin tjetër do të zgjidhte më mirë të konkuronte një festival lokal në Bari.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com