22 vjeçari harxhon mijëra dollarë për t’u dukur si David Beckham, ja rezultati…
Duket se fiksimi për një personazh publik po kalon përtej normales. Një gjë e tillë ka ndodhur me një djalë 22 vjecar të quajtur Jack Johnson i cili po habit të gjithë njerëzit. I fiksuar deri në limit djali ka arritur të harxhoje 33 mijë dollarë vetëm për tu dukur si David Beckham. Por jo gjithcka ka shkuar sic duhet madje njëri nga operacionet ka pasur komplikime duke bëre që 22 vjecari të kalojë në gjendje kome për 24 orë. Pavarësisht kësaj duket se djaloshi nuk ka ndërmend të ndalet duke thënë “Nuk do të ndaloj edhe nëse vdes”. Por a e gëzon ky fakt David Beckham? David Beckham nuk është shprehur aspak i lumtur madje e ka gjykuar veprimin që Jack Johnson po bën.