Lajme

10 December 2018

Demi Lovato në fillimin e një romance të re, fotografohet duke u puthur me stilistin e njohur

Ka vetëm pak javë që është trajtuar rreth 90 ditë për varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit dhe Demi Lovato është përqendruar krejtësisht tek mirëqenia e saj.

Këngëtarja e famshme e cila së fundmi ka marrë nominimin e saj të dytë në “Grammy Awards” duket se është në fillimin e një romance të re.

26-vjeçarja po shoqërohet me stilistin e njohur Henry Levy, emri i vërtetë i të cilit është Henry Alexander. Fillimisht ata janë parë së bashku gjatë kohës kur Demi ka qenë në rehabilitim dhe duket se 27-vjeçari jo vetëm që i sjell humorin por e ka ndihmuar shumë në luftën e saj me varësinë.

Mbrëmjen e kaluar dyshja janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje pas një darke në Los Angeles. Edhe pse përfaqësuesit e Lovatos janë shprehur se ajo nuk dëshiron të përfshihet në një lidhje, fotot e mëposhtme flasin vetë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com