Kim Kardashian sapo pohoi se fle me make up!!!
E ftuar në “Busy Tonight”, Busy Philipps pyeti Kim, “Ke fjetur ndonjëherë me grim?” Dhe kur të gjithë po prisnin që Kim të mbante një fjalim mbi rëndësinë e një lëkure të pastër, ajo tha “Oh, shpesh.” Këtu audienca u shokua aq shumë. “Nëse nuk kam mundësi të lyhem ditën tjetër, fle me kujdes dhe në mëngjes ribëj bazën. Përpiqem që një grim të mirë ta ruaj për dy ditë.”
Uau. Me siguri dhe gjysma juaj e bën këtë dhe i thoni vetes gjëra të tipit “jam e lodhur” apo “të lash fytyrën do punë” ose “s’e kam dhe aq keq lëkurën, punë e madhe.” Por dijeni që dermatologëve kudo në botë po u dhemb koka nga veprimet tuaja të papërgjegjshme.
Të flesh me grim është dëmi më i madh që mund t’i bësh lëkurës. Grimi than, irriton dhe ngacmon barrierën e lëkurës. Kur barriera dëmtohet dhe inflamohet për një periudhë të gjatë kohore, plaket para kohe – pra, të flesh me grim do të thotë të kesh rrudha në moshë të hershme.