Lajme

11 December 2018

Trejsi Sejdini shkëlqen në sfilatën e veshjeve nacionale në Miss Univers 2018, të shumtë mbështetësit e saj

Trejsi Sejdini, përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Univers ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në sfilatën e parë të konkurenteve të këtij edicioni. Bëhet fjalë për një sfilatë ku secila prej konkurenteve u prezantua me një veshje që evidenton pjesë të kulturës ose simboleve kombëtare.
Sejdini kishte veshur një fustan të kuq me detaje në ngjyrë të zezë dhe çizme të gjata të kuqe, veshje kjo e dizenjuar nga vetë bukuroshja.
Ajo ishte konkurentja që nisi sfilatën dhe ovacionet në publik ishin të shumta. Mbështetja për të ka qenë e madhe këto ditë, ku siç duket edhe nga postimet e saj janë të shumtë ata që e mbështesin si në rrjete sociale ashtu edhe në eventet ku merr pjesë këto ditë.
Në votimet e hapura online, Trejsi ka arritur të mbledhë më shumë vota nga të gjitha konkurentet deri më tani, megjithatë na mbetet të presim natën finale të spektaklit për të parë nëse ajo do të arrijë të pozicionohet ndër të parat në këtë kompeticion.

View this post on Instagram

@misstrejsisejdini @missuniversealbania @missuniverse

A post shared by Revista Vip Albania (@revista_vip_albania) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com