Lajme

12 December 2018

Protesta e studentëve: Procedohen Robert Aliaj, Edmond Tupja dhe 23 të tjerë

Prej protestës së studentëve, policia njoftoi se ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtarin Robert Aliaj, profesorin Edmond Tupja si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit: Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, si dhe aktivistët politikë: Gaetano Doci e Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonaj (FRPD).

 

Ekzaktësisht, ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha” e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com