Capital T dhuron 5 shtëpi për familjet në nevojë
Rreperi i njohur kosovar Capital T i është bashkuar shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit” të drejtuar nga filantropi Halil Kastrati, për të dhuruar 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë.
Ky veprim është pritur mjaf mirë nga të gjithë fansat duke e uruar dhe marë falenderime gjithashtu.
“Ne u nisëm. Sot, 5 palë çelësa; po gëzohen 5 familje nevojtare me shtëpi të reja. Me ne sot Trim Ademi, Capital T. Bamirës, Zoti jua shpërbleftë.” – shkruan Kastrati në Instagram.
“Bëj gjera të mira dhe bëhu njeri i mirë. Nëse doni me të vërtetë të ndryshoni diçka, niseni nga vetja. Kam diçka në dorë.” – shprehet reperi.