Nora Istrefi dhe Skerdi sjellin bashkëpunimin më të ri ”M’ke mungu”
Projekti i ri i këngëtarit të cilësuar si “The Weeknd” shqiptar vjen në super bashkëpunim me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
Kënga titullohet “M’ke Mungu” dhe është punuar nga producenti i madh shqiptar, BigBang. Se projekti është i destinuar për hit, i shtohet edhe fakti se ka një super klip.
Max Production qëndron prapa videoklipit të Skerdit e Norës, duke u rikthyer kështu fuqishëm në skenë para performancave të dimrit.
Dy artistët do të jenë mjaft të angazhuar me koncerte anë e mbanë Evropës gjatë stinës së dimrit.