Kënga e re e Gjikos dhe Butrintit dhurata e Vitit të Ri për fansat
Dy këngëtarët më të dëgjuar të momentit kanë publikuar sot projektin e ri, një këngë ritmike që mban titullin “Bakllava”, dedikuar femrave që janë aq të ëmbla dhe “të shijshme” si ëmbëlsira tradicionale shqiptare.
Ky është dueti i parë i Gjikos dhe Butrintit, dhe dy këngëtarët kanë krijuar një kimi fantastike që besojmë se do të pritet mjaft mirë nga fansat.
Klipi nis me dy këngëtarët që hyjnë në një club të mbushur plot me femra dhe “prishin” një “ladies night”.
Sa për Butrintin nuk kemi ç’të themi, por për Gjikon, shpresojmë që Elita mos t’i ketë pasur problem këto vajzat e bukura në klip.