Lajme

17 December 2018

Dikur shokë të ngushtë, por sot Noizy dhe Erik Fullani nuk flasin më?!

Prej muajsh të tërë nuk kemi parë asnjë foto të Noizyt dhe Erikut së bashku dhe kjo na bëri të mendojmë se marrëdhënia e tyre është krisur. Megjithatë i hodhëm një sy listës së personave që ata ndjekin në Instagram dhe shikuam që e ndjekin ende njëri-tjetrin, por fillimisht u mendua se është një mënyrë për të kamufluar krisjen e marrëdhënies mes tyre.

Mirëpo ndërkohë që gjërë e gjatë u përfol nëpër media se të dy personazhet e njohur nuk flasin me njëri-tjetrin, Erik Fullani ka shuar çdo dyshim me veprimin e tij të fundit.

Në një video të publikuar nga reperi ku dëgjohet një ndër këngët e tij, Eriku ka komentuar “Mad Still” që nënkupton se kjo është ende një këngë “e çmendur”.

ortt.jpg

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com