Lajme

17 December 2018

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pranojnë më në fund lidhjen e tyre

Ata një nga çiftet më të përfolur në media të cilët pavarësisht thashethemeve për ta, nuk e pranuan në asnjë moment që ishin bashkë. Projektet muzikore, sipas tyre, ishin të vetmet që i bashkonin e nuk bëhej fjalë për romancë. Por duket se kanë vendosur që tashmë të dalin hapur, pasi në eventin që Labinot Gashi kishte zgjedhur të organizonte për Vitin e Ri 2019, ata shihen të hyjnë në krah të njërit-tjetrit. I pyetur edhe nga gazetari i emisionit, Prelvukaj e ka pranuar këtë fakt duke treguar se zgjodhi një event prestigjoz si ky për të dhënë këtë lajm.

Kujtojmë që Eni dhe Genci kanë sjellë disa bashkëpunime, ku mund të përmendim “Harrove”, “Vetëm ti” dhe “Shi bie në Tiranë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com