Lajme

18 December 2018

Eneda nuk heq dorë nga prezantimi i spektakleve të humorit, pas portokallis ja ku do e shohim atë

Përmes një postimi në Instagram pak orë më parë, Eneda Tarifa lajmëroi se do të jetë pjesë e një projekti në një tjetër televizion shqiptar. Gjatë natës së ndërrimit të viteve, Tarifa do t’i bashkëngjitet një programi dedikuar humorit e muzikës.

“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në RTSH. Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019. Një eksperiencë që më dhuroi shumë.” shkruan Eneda.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com