Loreda dhe Mozzik bëhen prindër për herë parë! Vjen në jetë vogëlushja Hana
Pak minuta më parë Loreda ka sjellë në jetë vajzën e saj Hana.
Ishte rreperi i njohur Mozzik i cili përmes një postim në rrjetin instagram na tregoi se vajza e tij tashmë ka ardhur në jetë dhe mban emrin Hana.
Në foto shihej qartë dora e vogëlushes teksa shtrëngonte gishtin e babit të saj Mozzik.
“Emri më i bukur në botë BABË !
Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !
Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !
Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë, i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë” shkruan Mozzik.
Ne i urojmë Hanës jetë të gjatë dhe të lumtur!