Moderatori i njohur kosovar bëhet baba për herë të parë
Labinot Gashi ditën e sotme është bërë baba për herë të parë! Pak minuta më parë, vetë Gashi ka ndarë lajmin e ardhjes së bebushes përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it.
“Çfarë emocionesh e gëzimesh të papërshkrueshme kemi sot Qëndresa dhe unë! Erdhi ajo që na dha titullin prindër sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, por ama asnjëherë nuk ma mori mendja që të ishte kaq i fortë emocionalisht.Për pak kohë të mbajta në krahë dhe mora dashurinë më të madhe të kësaj bote. Ëngjëll, mirëserdhe në Tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi po pres ta kalojmë jetën bashkë…Faleminderit Zot!”- shkruan Labinoti në foton ku duket bashkë me vogëlushen e porsalindur në krahë.