Jennifer Lopez hidhet në gjyq nga fotografi i saj
Me plot gojën mund të themi se Jennifer Lopez është një showgirl ku vitet edhe pse ikin ajo vazhdon të mbetet po aq e freskët si herën e parë kur doli në skenë.
Por me sa duket së fundmi, Jennifer-in po e ndjekin problemet pasi një fotograf i njohur e ka hedhur në gjyq.
MIchael Stewart pretendon se foton e postuar nga këngëtarja në rrjetin social “Instagram”, e ka shkrepur ai dhe Lopez duhet t’i merrte leje përpara se ta publikonte.
Fotografi thotë për platformën online “The Blast” se ka çdo të drejtë mbi foton e realizuar në rrugët e New York-ut, edhe pse aty është imazhi i Jennifer-it.